Vazhdon në mediat britanike jehona e takimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me homologun anglez, Rishi Sunak. “Do të shënjestrojmë mollët e kalbura” është tituli I njërit prej artikujve në shtypin vendas, që lë të kuptohet se mesazhi për të cilin këmbënguli shefi I ekzekutivit shqiptar në kryeqytetin britanik, është marrë fort dhe qartë.