Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal tek investimet në arsim dhe rishikimet e teksteve shkollore. Kumbaro tha se “janë vënë në funksionim 317 laboratorë inteligjentë në institucionet e arsimit parauniveristar për ta çuar në 1 mijë të tilla deri në 2027-ën. Financimi është siguruar falë kredisë që kemi me Bankën Botërore dhe një granti tek Banka Qendrore Europiane”.