Top Channel/ “Do pastroja 1 mln euro”/ Dëshmia e të arrestuarit për mashtrim me Call Center
12/02/2024 19:58

I arrestuar si mashtruesi që zhvati 215 mijë euro, Lorin Xhelilaj kundërshtoi akuzën e prokurorisë duke rënduar pozitat e tij dhe të kallëzuesit. Me pretendimin se ishte një pastrues parash të fituara nga aktiviteti i paligjshëm i Call Centerave, Xhelilaj pranoi se i ishte kërkuar të pastronte 1 milionë euro. Kjo dëshmi nuk e shpëtoi nga arresti me burg, që bazohet në denoncimin e Denis Buzalit i cili tha në polici se ishte mashtruar mbasi Xhelilaj i kishte treguar fotografi me ministra dhe politikanë. Duke e bindur se kishte njohje me njerëz të rëndësishëm në investimet strategjike dhe se merrej me tregti armësh, ai ja besoi paratë në dy këste. Në fillim i pagoi 15 mijë euro për një pasaportë bullgare e më pas 200 mijë të tjera për të blerë aksione në një kompani. Një version i tillë e ka shtyrë të dyshuarin të shpërthejë në gjykata me akuza. ‘ Do pastroja paratë e tij, ma kërkoi duke më thënë ti legalizoja 1 milionë euro. Në njërën nga call centerat që drejtonte, Denisi më bëri ofertë që ta drejtoja unë. Por nuk pranova sepse kam studiuar në Itali dhe punoj për një kompani turke” -tha Xhelilaj. Për versionin e pastrimit të parave të call centerave, gjykata kërkoi shpjegime nga prokurori Prokurori tha se kanë nisur hetimet edhe për pastrim parash. Dy të rinjtë sipas rrëfimeve të secilit u njohën në Turqi verën e 2020. Ata u ritakuan në Dubai me pushime dhe sipas të arrestuarit si mashtrues, Denisi i kishte treguar se punonte si IT dhe se kishte nevojë paratë e call centerave. ‘I thashë është shumë e lartë’, pretendon i arrestuari, një version që nuk pranohet nga denoncuesi që ka treguar se këstin që 215 mijë eurot i kishte marrë borxh. Sakaq prokuroria disponon mesazhet në Whats Up mes të dyve dhe 108 mijë euro të sekuestruara në banesën e Xhelilaj

Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Netanyahu: Lufta me Iranin vazhdon. Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 12:17
Top Channel/ Mungesë gare në tenderat publikë, APP: 5766 tendera në 2025
01/04 12:15
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top Channel/ Veliaj mungon në gjyq, shtyhet seanca e themelit dhe zbardhen debatet mes palëve
01/04 12:08
Top News – Plagoset 17-vjeçari në Pogradec. Autorët e dhunuan dhe tentuan ta marrin peng
01/04 11:50
Top News- Ish drejtorët e AMP dërgohen në gjyq/ Punësuan në mënyrë të paligjshme Muçi Shaljanin
01/04 11:38
Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
01/04 11:17
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
01/04 11:16
Top Channel/ Shiste lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, pranga 23-vjeçari në Shkodër
01/04 11:07
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
01/04 10:25
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
01/04 10:22
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
01/04 10:21
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
01/04 10:11
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë
01/04 09:40
Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48