Këto që shihni në këto pamje janë uzina ku dikur prodhoheshin armë e municione të ndryshme. Pas viteve 2000 ato u shndërruan në vende ku kryhej demilitarizimi dhe çmontimi I armëve të tepërta duke I çuar këto uzina pothuajse drejt mbylljes. Por ndryshimi I mjedisit të sigurisë si: agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, kërcenimet dhe rreziqet e tjera ndryshuan planet e mbrojtjes të NATO-s dhe Shqipërisë. Tashmë vendi ynë do të synojë të riaktivizojë industrinë ushtarake duke hartuar disa ligje të rëndësishme mes tyre “Rregullat e prodhimit dhe tregëtimit zhvillimit dhe kërkimit të armëve ushtarake “dhe “Krijimi I shoqërisë tregëtare shtetërore KAYO për prodhim dhe tregëtim armësh” e cila 100% të aksioneve do t’i ketë shtetërore.