Top Channel/Do mbahej në Bosnje, anulohet për një tender samiti BE-Ballkani Perëndimor!
28/11/2024 15:13

Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës vendosi anulimin e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian që ishte planifikuar të mbahej në 4 dhe 5 dhjetor në Neum të Bosnje Hercegovinës, dhe e gjithë kjo për shkak të një tenderi. Lajmin e konfirmoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, njëherazi ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, i cili tha se samiti i anulua për shkak se dështoi tenderi për organizimin e këtij eventi. “Pati një ankesëndaj atyre që paraqitën ofertën më të mirë”, ka rrëfyer ai. Helez shtoi se tenderi i ri për organizimin e samitit do të shpallet “menjëherë” dhe se me shumë gjasë ky takim mund të mbahet në janar të vitit të ardhshëm. Samiti duhet të mblidhtë liderët kryesorë nga rajoni dhe BE-ja, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shqyrtuar çështje të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtartisht, pritej që në punimet e tij të merrte pjesë edhe Marta Kos, e cila në 1 dhjetor merr detyrën e komisioneres së BE-së për Zgjerimin. Kjo duhet të ishte një nga vizitat e saj të para zyrtare. Pikërisht sllovenia Kos pritet të merret më së shumti me Ballkanin Perëndimor në pesë vitet e ardhshme se bashku me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas. Që të dyja, gjatë seancave dëgjimore, kanë premtuar se do të angazhohen që në pesë vjetët e ardhshëm zgjerimi i Bashkimit Europian të bëhet realitet.

Top Channel/ U bllokua nga rëra, nis hapja e kanalit që lidh lagunën me detin në Zvërnec
20/02 13:48
Top Channel/ Dëmtohet rruga në fshatin Grekan–Shelg,në bashkinë Belsh, nevojitet ndërhyrje për të…
20/02 13:44
Top Channel/ Zbulohen arsenal armësh, municion luftarak e drogë në Fushë Krujë, në kërkim 49-vjeçari
20/02 13:32
Top Channel/ Shkarkimet nga HEC-i dhe reshjet përmbytin fshatrat e Fierit, dëme të mëdha në bujqësi
20/02 12:55
Top Channel/ E diela me diell! Temperatura deri në 14 gradë Celsius, javën që vjen…
20/02 12:54
Top Channel/Shkarkimet nga HEC-i e reshjet përmbytin fshatrat e Fierit, banorët: Ndihma nuk na japim
20/02 12:50
Top Channel/ Çahet rruga Librazhd-Përrenjas, kufizohet lëvizja me një korsi. Do hapet një e re
20/02 12:45
Top News – Projektligji “mollë sherri” në Kuvend/Tabaku dhe Blushi përplasen me ministrin
20/02 12:34
Top News- Bardhi lëshon akuza nga foltorja: Autoritetet gjermane kanë shqetësim për dosjen e AKSHI-t
20/02 12:34
Top News – “Nuk po bën bisedë te kafja lagjes!” Tabaku debaton ashpër me Ibrahimajn: Gënjeshtra!
20/02 12:33
Top News – Akciza e Birrës, Braçe e thotë hapur: Histori klienteliste dhe evazioni fiskal
20/02 12:33
Top Channel/ Rikthehet “Goca & Gra”, sezoni i 7-të nis këtë të premte në Top Channel
20/02 12:30
Top Channel/ Semani del nga shtrati, toka e banesa nën ujë, banorët fajësojnë shkarkimet e HEC
20/02 12:26
Top Channel/ E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura në Unazën e Madhe, humb jetën
20/02 12:20
Top Channel/ Durrësi përmbytet sërish!Shiu nxjerr në pah problematikat, puseta e kanale të bllokuara
20/02 12:19
Top News – Policia nuk merr përsipër tubimin. Shkresa për PD, por do garantojë sigurinë
20/02 12:13
Top News – Tuneli i drogës në Shkodër. ‘Neonët’, dy të rinj kapen në flagrancë me hashash
20/02 12:09
Top Channel/ Moti i keq, rënie inertesh në akset rrugore në Elbasan, prurjet e lumenjve mbi mesatare
20/02 11:53
Top News – Rikthimi i reshjeve në vend. Në Durrës përmbyten rrugët, në Fier tokat bujqësore
20/02 11:50
Top News – ‘Kayo grabit pronat e qytetarëve’. PD: Fabrikë municionesh pranë banesave në Babrru
20/02 11:49
DIGITALB DIGITALB