Kaq shqetësuese po bëhet situata në Ukrainë, sa për shmangien e një konflikti atje, është vënë në lëvizje dhe Papa Francesk. Kreu i Kishës Katolike u shpreh se “lajme mjaft shqetësuese po mbërrijnë nga Ukraina. “Duhet bërë cdo përpjekje e mundshme për paqen, lufta duhet shmangur medoemos”, ishte ndërhyrja që bëri Ati i Shenjtë pas Angelusit të së djelës.