Personi me ndikim të lartë në rrjete sociale Kai Cenat është akuzuar për nxitje të trazirave dhe tubim të paligjshëm, pasi mijëra persona u mblodhën në New York për shpërndarjen e dhuratave. Dhjetëra persona u arrestuan, ndërsa disa oficerë policie mbetën të plagosur. Sendet e forta që u përdorën gjatë përplasjes plagosën edhe shumë të pranishëm që u dërguan në spital.