Pas disa versionesh, është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur më më 24 qershor në Sarandë, ku humbi jetën zhytësi 52-vjeçar, Armand Nelaj. Fillimisht u raportua se ishte një zhytës të cilit i kishte shpërthyer bombola e oksigjenit, më pas hetimet e policisë u përqendruan drejt pistës së një atentati ndaj biznesmenit 52-vjeçar. Mirëpo, nga hetimet ka rezultuar se 52-vjeçarit i shpërtheu në dorë eksplozivi, që në fakt donte ta vendoste në një anije që bënte linjën Sarandë Korfuz.