Procesi i groposjes së pulave të ngordhura po vijon në një prej stabilimenteve të prekura nga influenca aviare në zonën e Durrësit, ndërkohë që nuk ka mbërritur ende urdhri nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për eliminimin e pulave të infektuara nga sëmundja. AKU mësohet se ka bllokuar dhe konfiskuar të gjithë prodhimin e vezëve që datojnë nga 19 mars e në vazhdim atëherë kur u deklarua dhe rasti i parë i konfirmuar me IA në vend.