Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, foli në konferencën për shtyp sa i përket sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet të shtunën e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”. Sulmuesi kuqezi tha se lojtarët do të tregohen profesionistë në këtë takim dhe se gjithashtu u shpreh se do të ishte i gatshëm t’i sakrifikonte pikët me Letoninë, vetëm për të mundur Serbinë.