Një 21-vjeçare italiane ka humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Alessia Neboso vdiq në moshën 21-vjeçare, një javë pas operacionit që kishte zgjedhur të bënte për të rritur volumin e gjoksit, thonë mediat italiane. Dukej se gjithçka kishte shkuar mirë, vajza ishte mirë dhe as kontrollet e para postoperative nuk kishin raportuar ndonjë problem. Gjithçka ishte normale, pra, të paktën deri të hënën e kaluar kur Alessia filloi të kishte temperaturë të lartë dhe një ndjenjë lodhjeje dhe kollë. Ndërsa gjendja e saj po përkeqësohej nga ora në orë, familja e dërgoi me urgjencë në spital.