Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla reagoi ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic se pergatitet ta vizitojë vendin shumë shpejt. Por Svecla deklaroi hapur se nëse kreu i shtetit serb do të tentojë të hyjë në Kosovë pa marrë leje nga autoritetet, atëherë do të arrestohet.