Të mërkurën në Prishtinë u mbajt premiera e filmit “Djelmoshat e Rrezikshëm”, duke rikthyer në ekran një prej projekteve më të njohura të kinematografisë vendase. Aktorët dhe pjesëtarët e ekipit ndanë emocionet e tyre për këtë rikthim pas më shumë se dy dekadash. Regjisori dhe aktori Halil Budakova tha se ekipi është përpjekur t’i qëndrojë besnik pritshmërive të publikut.