Djegia e një makine më 4 janar në rrugën “Astir Losha” në Tiranë, e cila fillimisht u raportua si aksidentale, ka qenë e qëllimshme. Policia ka arritur në këto përfundime pasi zbardhi dhe dokumentoi me prova ligjore, se makina është djegur qëllimisht. Dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe janë shpallur në kërkim.