I ati i Anjeza Shikos, drejtoreshës së tatimeve në Vlorë ka folur për Top Channel lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar (7 prill) ku makinës së vajzës së tij iu vu flaka. Muhamet Çota ka treguar momentin kur autori, i maskuar dhe me kapele hyri në garazh ku ishte makina, i hodhi benzinë në pjesën e parë dhe më pas i vendosi flakën.