Zjarri që ra në komisariatin numër 5 në Kamzë, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00, ishte tragjik për 26-vjeçarin Arben Mici. I riu i arrestuar për “Dhunë në familje”, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është shkaktar i ngjarjes pasi qelia e tij ishte e para që u përfshi nga flakët. Si pasojë e asfiksisë dhe plagëve të marra ai ndërroi jetë në spital. Ndërsa në pavionin e djegies plastike me 20% të trupit të djegur është shtruar Dilaver Idrizi, i arrestuar për vrasje të mbetur në tentativë pasi hodhi partneren nga kati i tretë i banesës. I lënduar mbeti edhe punonjësi i policisë Hajredin Boja, i cili po kurohet në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, por jashtë rrezikut për jetën.