Protesta para Kryeministrisë me moton “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”ka nisur këtë të premte. Qytetarët janë mbledhur për të treguar mbështetje për Kosovën, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe vendimin e qeverisë shqiptare për të anuluar mbledhjen Shqipëri-Kosovë të planifikuars të mërkurën në Gjakovë.