Në pikën doganore të Kapshticës është arrestuar një doganier dhe një qytetar. Ka qenë AMP e cila ka siguruar informacionin se do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare. Sipas burimeve, bëhet me dije se doganieri Mario Taraj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Murataj i cili ishte drejtuesi i mjetit kaluan rreth 3 tonë djathë kontrabandë. Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka dhe policë të tjerë të përfshirë.hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të kontrabandës në kufi me greqinë.