Abdullah Berishën lufta në Kosovë e la në karrocë me rrota. Por plaga që nuk i mbyllet kurrë është vrasja e të birit 10 vjec nga milicët serbë. Djali tjetër është i zhdukur. Në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve Abdullahu bashkë me të bijën po merr pjesë në aktivitetet që po zhvillohen ne Prishtinë.