“Arrest me burg” për 21- vjeçarin, babanë e foshnjës që lindi 14-vjeçarja e komunitetit rom. 21-vjeçari, i cili prej më shumë se një viti bashkëjetonte me një 14-vjeçare, u la në burg nga gjykata e Korçës. Ndaj tij rëndon akuza “marrëdhënie seksuale me të mitur”, teksa e mitura solli në jetë një fëmijë pak ditë më parë. Kur 14-vjeçarja e komunitetit rom lindi në maternitet, uniformat blu i vunë prangat të riut.