Triologjia e dramaturgut francez Florian Zeller u plotësua në Teatrin Eksperimental me “Djalin” që u shfaq premierë për publikun nën regjinë e Fatos Berishës. Flet shumë për komunikimin dhe moskomunikimin, dashurinë dhe dhimbjen. Jemi munduar t’i qëndrojmë sa më besnik autorit, e kemi vënë në një ambient surrealo simbolik, loja e aktorëve është shumë natyraliste.