Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak më parë në Fier, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj goditi me thikë nënën e tij, Donikën, kanë folur mes lotësh fqinjët, të cilët e përshkruajnë autorit si djalë të urtë. Ata thanë para gazetarëve se autori punonte në emigrim dhe ishte djalë i shkëlqyer, madje mes tyre nuk kanë dëgjuar debate. Fqinjët shprehen se janë të shokuar nga ngjarja.