Të tjera dëshmi kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Maliq, ku babai plagosi me thikë djalin 15-vjeçar pas një konflikti mes tyre. Banorët e fshatit shprehen se që familja ishte e rregullt. Prindërit e 15-vjeçarit punonin në bujqësi, ndërsa i mituri ishte fëmija i vetëm i çiftit i cili vazhdonte studimet në Shkollën Profesionale Bujqësore në Korçë.