Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka marrë informacion për një rast të rëndë të dhunës në familje në Restelicë të Dragashit. Dyshohet se djali rreth 30 vjeçar ka vrarë nënën e tij, 60 vjeçare, duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre.