Festivali “Divani Lunxhot” ka nisur edicionin e tij të 11-të me një program të pasur artistik dhe me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Këtë vit, festivali ju kushtua dy figurave të shquara të patriotizmit shqiptar, Pandeli dhe Koto Sotiri, për të nderuar kontributin e tyre në kulturë dhe arsim. Festivali po mbahet në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë destinacione të rëndësishme turistike rurale të Jugut.