Dita e sotme është më e nxehta e kësaj jave, me temperatura mbi 41 gradë celcius, si pasojë e një vale të nxehti afrikan, por këtë herë afatshkurtër. Shishja e ujit merr kaq vlerë në këto ditë përvëluese dhe këshilla e parë që japin mjekët dhe jo vetëm, është të konsumojmë sa më shumë ujë dhe lëngje frutash.