Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, shoqata e të verbërve të Shqipërisë kanë organizuar një marshim sensibilizues, por edhe në shenjë proteste. Ky marshim u bë për të drejtat e tyre, të drejta të cilat mund t’ju jenë shkelur gjatë viteve të fundit. Protesta filloi në orën 10:0 të Kryeministria, ku u mbajtën disa fjalime. Më pas protestuesit me pankarta në duar marshuan drejt Bashkisë së Tiranës.