Në Ditën Ndërkombëtare të Mbjelljes së Pemëve, Tiranës iu shtuan edhe 2500 fidanë të llojit akacie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku mori pjesë në aksionin për mbjelljen e pemëve në Baldushk, ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës së bashkisë.