Dita e Verës është pritur në Korçë me zjarret që ndizen para shtëpive dhe me ritualet e përhershme që banorët kryejnë çdo fund shkurti. Banorët një ditë para ndezin zjarret dhe organizohen me fqinjët e tyre për të pritur ardhjen e pranverës. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit festojnë duke u mbledhur rreth zjarrit që e shoqërojnë edhe me rituale të tjera.