Mijëra qytetarë i janë bashkuar festimeve të Ditës së Verës në Elbasan. Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe shumë emigrantë të kthyer për festë, ata kanë festuar në shesh deri në orët e para të mëngjesit, duke ju gëzuar natyrës dhe ardhjes së stinës së bukur.