Një mbrëmje plot muzikë dhe miqësi mes dy vendeve u zhvillua në sheshin “Lungomare”, ku qytetarë të shumtë ndoqën koncertin festiv të grupit të njohur italian “Neri Per Caso”, fitues i Sanremos në vitin 1995 në kategorinë “Të Rinjtë”. Grupi krijoi një atmosferë të veçantë me hitet më të dashura të muzikës italiane.