Kuvendi i Shqipërisë hapi sot zyrtarisht legjislaturën e 11-të, me një hapësirë ku u përzien emra të njohur dhe fytyra të reja. Zgjimin e Kuvendit e bëri Taulant Balla, duke mbërritur herët, me rimarrjen e detyrës si kryetar grupi i socialistëve. E pas tij, kryetari i ri i kuvendit Niko Peleshi.