Një avion tip Canadair CL 415 u dërgua nga Greqia këtë mëngjes për shuarjen e zjarrit në Sazan, që vazhdon për të katërtën ditë. Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren, shkruan Ministria e Mbrojtjes.