Në ditën ndërkombëtare të gjuhës greke në universitetin e Gjirokastrës është mbajtur një sesion shkencor ku leksikologë dhe studiues të gjuhës kanë ndarë me të pranishmit zhvillimet e fundit dhe përpjekjet për modernizimin e metodave të nxënies. Eventi përkoi me 40 vjetorin e themelimit të departamentit të gjuhës greke në këtë universitet një drejtim studimesh që i ka shërbyer ndër vite formimit të mësuesve e studiuesve të gjuhës greke për shkollat e minoritetit.