Si përvitshëm, Forca e Sigurisë së Kosovës, në prag të Ditës së Flamurit, hapi dyert në Ditën e saj për qytetarët. Në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë, u ekspozua fuqia e forcës që do shndërrohet edhe pak vjet në ushtri. Ushtarët mirëpriten qytetarë të shumtë këtë të enjte të ftohtë, duke ua treguar nga afër punën e përditshme që bëjnë. Në shënimin e Ditës së Forcës, pjesë ishin edhe krerët shtetëror që thanë se vendi është i rreshtuar krah aleatëve ndërkombëtar e forca po ashtu.