Dita e Forcës mblodhi qytetarët në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Në vigjilje të ditëlindjes së komandantit legjendar nuk munguan këngët që nderojnë veprën e tij krah ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në prag të 28 nëntorit po ashtu, kazerma u mbush me flamujt kombëtar duke shënuar kështu festat e nëntorit.