Dita e Flamurit solli në Kosovë një rikujtim të historisë së gjatë të popullit shqiptar. Në Prekaz u shfaq ekspozita e Arkivit Shtetëror të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, që 110 vjetori i Pavarësisë të shënjojë edhe lidhjen e pashkëputur të dy shteteve. Rezistenca e popullit shqiptar është elementi kryesor i ekspozitës që pas Tiranës vjen edhe në Kosovë.