Muslimanët shia në gjithë botën kujtojnë sot ashuran e cila është dita që kujton martizimin e Imam Husen nipi I profetit muhamed. Ashura shënon kulmin e dhjetë ditëve të zisë në muajin islam Muharrem. njerëzit marrin pjesë në rituale solemne, duke përfshirë recitime elegjish, ceremoni goditjeje në gjoks, dhe performimin e Ta’zieh, një dramë tradicionale që risjell ngjarjet tragjike të Betejës së Karbalasë. Besimtarët godasin veten me kamzhikë si pjesë e vajtimit për vrasjen tragjike e cila ndau thellësisht dy grupimet e mëdha të islamit sunitët dhe shiat Grumbuj të mëdhenj njerëzish janë mbledhur në vende të rëndësishme fetare ku pelegrinët nderojnë me respekt.