Mjekët më të mirë të anesteziologjisë dhe reanimacionit nga Shqipëria dhe rajoni u mblodhën në Shkodër për të ndarë dije, përvojë dhe vizion për të ardhmen e një prej degëve më të rëndësishme të mjekësisë moderne. Nën kujdesin e Shoqatës Shqiptare të Anesteziologëve dhe Reanimatorëve (ASAI), Dita e Anestezisë u kthye në një platformë shkëmbimi profesional dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.