Në të gjithë botën të dhënat tregojnë se ka 244 milionë fëmijë dhe të rinj të pashkolluar dhe gjithashtu janë 771 milionë të rritur analfabetë. Ndaj Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si ditën ndërkombëtare të arsimit, si një mënyrë për të sjell në vëmendje rëndësinë që ka arsimi për zhvillimin e kombeve. Një e drejtë që nuk duhet cënohet dhe duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Në Shqipëri, kjo ditë u kremtua duke vlerësuar se arsimi cilësor nis së pari nga mbrojtja e gjuhës shqipe.