Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë në Tiranë një mbledhje me drejtuesit politikë. Pas përfundimit të mbledhjes, Rama është parë të diskutojë me ministrin Ulsi Manja, ndërsa shumica e socialistëve janë parë të buzëqeshur duke dalë nga godina e Pallatit të Kongreseve. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili ndoqi mbledhjen, theksoi se kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve në çdo qark dhe zgjedhjet e 2025. Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të maksimalizohet vota e diasporës në favor të PS.