Tre raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe të mungesës së vrojtuesve janë evidentuar në plazhin “Sektor Teuta” dhe në plazhin e Golemit. Për administratorët e subjekteve që kishin zënë hapësirën publike dhe nuk kishin marrë masat e sigurisë në këto plazhe ka nisur hetimi në gjendje të lirë.