Disa zona malore në qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji pas dëmtimit të linjave të tensionit si pasojë e motit të keq. Sipas OSHEE, një nga fiderat e NST Mollas, është dëmtuar nga reshjet e dëborës, duke lënë pa energji zonën e Panaritit, Selenicë Pishës, Ballabanovë.