Diplomatë të lartë të Bashkimit Europian kanë qenë në Kiev për të përkujtuar katërvjetorin e masakrës së Buçës dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Në mesin e tyre ishte shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, si dhe ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Polonisë, Italisë dhe vendeve të tjera anëtare.