Mediat në Kosovë kanë zbardhur detaje nga takimi që kryeministri Albin Kurti pati me ambasadorët e Quintit, ku u diskutua gjendja në vend, strukturat paralele serbe si dhe rregullorja e re e Bankës Qendrore, që ka shqetësuar ndërkombëtarët. Sipas Kurti, afro 40.000 serbë kanë llogari bankare në bankat e licencuara në Kosovë, ku marrin pensione apo paga nga Kosova.