Bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e valutës së Serbisë, dinarit nga qarkullimi në vend edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton vetëm një valutë monetare. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier vizitoi BQK-në mëngjesin e së hënës për të treguar edhe një herë se vendet e QUINT-it e shohin këtë vendim si të pa menduar mirë.