Nga dita e enjte e një shkurtit do hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit në Kosovës të valutës së Serbisë, dinarit. Kjo ka shtuar presionin ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës, ku vendet e QUINT-it përmes ndërmjetësit të dialogut Miroslav Lajçak kanë kërkuar shtyrje të afatit dhe negocim në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.