Në Europë moti po zbutet, por pjesë të SHBA-së vazhdojnë të mbeten në darën e acarit. Një stuhi e fuqishme dimërore me borë dhe erëra të forta goditi një sërë rajonesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paralizoi rrugët e la në errësirë 1 milion shtëpi dhe biznese. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se kushtet e rrezikshme atmosferike do të vazhdojnë deri të shtunën.