Qeveria synon uljen e përdorimit të parave cash dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare. Kryeministri Edi Rama, në një takim me përfaqësuesit e sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech në Shtëpinë e Biznesit te Piramida e Tiranës, u kërkoi bankave të përshtaten me inovacionin. Procesi do të udhëhiqet nga Banka e Shqipërisë.