Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës ditën e sotme, ku si pasojë e flakëve humbi jetën një i moshuar 79-vjeçar, i sëmurë dhe i paralizuar, ndërsa ka përfunduar në spital bashkëshortja e tij. Në banesë jetonin vetëm çifti i të moshuarve, të cilët ngroheshin me gaz, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë nga rrjedhja e bombolës së gazit. Pas flakëve menjëherë kanë ndërhyrë banorët e lagjes dhe një turist gjerman, i cili po kalonte rastësisht. Ata kanë arritur të nxjerrin prej aty bashkëshorten e viktimës, ndërsa ka qenë e pamundur nxjerrja e të moshuarit, shtetasit M. Z.